LAJMI I FUNDIT:

Maldini: Ramos mund të bëhet më i miri në botë

Maldini: Ramos mund të bëhet më i miri në botë

Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, ka thënë se mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, mund të arrijë suksesin e tij.

Maldini është një fans i madh i Ramos dhe pavarësisht se spanjolli ka një rënie të formës gjatë 12 muajve të fundit, italiani thotë se ai ka gjithçka që i nevojitet për t’u bërë më i miri në botë.

“Sigurisht, pse jo? Sergio ka gjithçka; ka shpejtësi, fuqi, teknikë dhe luan në një klub të madh, siç kam qenë unë në Milan. Madrid është sikur Milani, ka histori, shpërblime, traditë dhe ekip të madh”, ka thënë Maldini./Telegrafi/