LAJMI I FUNDIT:

Maldini: Milani duhet të blejë lojtarë

Maldini: Milani duhet të blejë lojtarë

Mbrojtësi legjendar i Milanit, Paolo Maldini, ia ka porositur hierarkisë së klubit nga Milanello, që të fillojë të mendojë për transferime të lojtarëve të rinj, për të qenë në të njëjtin hap me rivalët tjerë.

“Problemi është që ne duhet të zvogëlojmë dallimin me ekipet tjera. Na duhen lojtarë. Juventusi po investon shumë, Interi është gjithmonë i fortë dhe gjithashtu investon shumë”.

“Te Milani nuk ka vullnet për të shpenzuar shumë, por shkëmbime apo marrëveshje shumë të vogla, prandaj njerëzit këtu duhet të mësohen me këtë traditë”.

“Por, do të jetë e vështirë për Milanin, që ta zvogëlojë hapësirën ndaj rivalëve tjerë, nëse vazhdon kjo situatë”, tha Maldini, në njërën prej deklaratave të tija të para kritikuese ndaj zyrtarëve të lartë të Milanit. /Telegrafi/