LAJMI I FUNDIT:

Malaui shokon Algjerinë

Malaui shokon Algjerinë

Paraqitja e parë pas vitit 2004 e Algjerisë në Kupën e Kombeve të Afrikës, ka shkuar shumë më keq se ç’është pritur.

Takimi i Grupit A, i zhvilluar të hënën ndërmjet Malauit dhe Algjerisë, ka përfunduar me fitoren e Malauit me rezultat 3-0.

Mwafulirwa (17’), Kafoteka (35’) dhe Banda (48’), ishin realizuesit për përfaqësuesen e Malaut, të cilët fundosën Algjerinë.

Pas kësaj ndeshjeje, Malaui kryeson Grupin A me tri pikë, duke qenë se ndeshja e parë e zhvilluar ndërmjet Angolës dhe Malit, përfundoi me rezultat të barabartë, 4-4. /Telegrafi/