LAJMI I FUNDIT:

Maicon: Dua Realin jo Cityn

Maicon: Dua Realin jo Cityn

Mbrojtësi i Interit, Douglas Maicon, ka thënë se ai dëshiron të luajë për Realin e Madridit.

I gjendur me kombëtaren e Brazilit në Kupën Botërore, Maicon është pyetur për interesimin nga Reali dhe Manchester City.

“Do ta them shumë qartë, për të shmangur keqkuptimet. Dua të luaj në Madrid, nuk dua të shkoj në Manchester City. Për më tepër, po e përsëris se nuk kam dëgjuar asgjë nga klubi anglez”, ka thënë mbrojtësi.

Maicon është cak prioritar për trajnerin e ri të Realit, Jose Mourinho. /Telegrafi/