LAJMI I FUNDIT:

Lyoni me disfatë në gjysmëfinale

Lyoni me disfatë në gjysmëfinale

Bordeaux ishte nikoqir i Lyonit në ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur me rezultat minimal 1-0 që nuk mjaftoi që ‘les Girondins’ të kualifikohen më tej.

Bordeaux ishte skuadra më e mirë gjatë pjesës më të madhe të takimit duke shtruar dominimin e vet për shkak të rezultatit jo të favorshëm nga ndeshja e parë.

Pas një tollovie në zonën e Lyonit, Marouane Chamakh gjendet mirë në zonë duke shënuar (45’) për 1-0 që ishte edhe rezultati përfundimtar i takimit.

Përvoja e Lyonit në Ligën e Kampionëve e bëri të veten duke mos lejuar pranimin e një goli që do të ishte fatal. Në fund Lyoni kualifikohet me rezultat për përgjithshëm prej 3-2 nga të dyja ndeshjet.


Lyoni do ta presë Bayernin në Stade Gerland më 21 prill në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/