LAJMI I FUNDIT:

Lyoni i fortë për Bordeaux

Lyoni i fortë për Bordeaux

Lyoni ka shënuar fitore prej 3-1, në takimin e parë çerekfinal të zhvilluar në Stade de Gerland në derbin francez kundër Bordeaux.

Lyoni ishte skuadra më e mirë që nga fillimi i takimit, duke aplikuar lojën e vet pa kurrfarë problemi.

Pas një goditjeje të Bodmer, në zonë gjendet mirë Lisandro Lopez që shënoi për epërsinë e parë të Lyonit (10’).

Nuk kaloi shumë kohë dhe Marouane Chamakh shënoi më bukur me kokë pas harkimit të Yoan Gourcuff (14’) për të barazuar rezultatin në 1-1.


Një gabim katastrofal në mbrojtjen e Bordeaux u dënua nga Bastos (32’), i cili riktheu epërsinë e Lyonit.

Ndeshjen e përfundoi Lisandro Lopez, i cili realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për vendasit nga pika e bardhë (77’).

Me këtë rezultat nga ndeshja e parë (3-1), Lyoni i garanton vetes qetësi para duelit kthyes të derbit francez ndaj Bordeaux më 7 Prill. /Telegrafi/