Kosovarët për duhan, alkool dhe veshje nuk kursejnë hiç. Sipas ESK`së, për duhan dhe veshje, një familje kosovare harxhon mbi 500 euro në vit, prej 6.847 euro sa i ka në dispozicion. Ndërsa për ushqim, pije joalkoolike dhe rekreacion i shpenzojnë deri 2.442 euro. Shpenzimet për arsim dhe shëndetësi janë në rënie dhe shumë më të vogla.
Me gjithë varfërinë në rritje, kosovarët dinë të bëjnë jetë luksi. Pas ushqimit, alkooli dhe duhani konsumohen me të madhe. Për këto dy kategori shpenzohen 231 euro në vit dhe 300 euro tjera veshmbathje prej 6.847 eurove, sa i ka mesatarisht në dispozicion një familje kosovare brenda vitit.
Por, si për çudi, pak më konservativë sa i përket shpenzimeve, kosovarët tregohen në arsim dhe shëndetësi.
Në bazë të kësaj, të dhënat e Entit të Statistikave të Kosovës mbi buxhetin e ekonomive familjare për vitin 2009 nxjerrin ushqimin, banimin, transportin, veshmbathjet si dhe alkoolin e duhanin si kategoritë më të konsumueshme.
Prej 6.847 euro, sa është mesatarisht konsumi për një familje në Kosovë, pjesa më e madhe e këtij buxheti shpenzohet për ushqim dhe pije joalkoolike, duke arritur në 2.442 euro për këtë kategori. Megjithatë, krahasuar me vitin 2008, ushqimi dhe pijet joalkoolike paraqesin rënie prej 5 për qind.
“Kjo pjesëmarrje më e vogël e buxhetit të shpenzuar për këto kategori tregon një mirëqenie më të lartë”, thuhet në anketën mbi ekonomitë familjare.
Një pjesë bukur e mirë e parave shkon edhe për banim. Në fakt, kjo kategori radhitet e dyta si më e “shtrenjta”. Kështu sepse për të shpenzohen 2.432 euro brenda vitit, apo 36 për qind e buxhetit të një familjeje kosovare.
Rreth 45 për qind e popullsisë në Kosovë është e varfër, më një pjesë tjetër prej 18 për qind të rrezikuar nga varfëria. /Express/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse CEFTA është e rëndësishme për Kosovën?
Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Reagon Putini, pas paralajmërimeve të SHBA-së dhe MB-së se do të lejojnë Kievin të përdorë armë me rreze të gjatë kundër objektivave brenda Rusisë
"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij
Osmani për kërcënimet e Vuçiqit: Tregojnë mendësinë e tij të vërtetë – do të përballet me institucionet e Kosovës
Analisti serb: Ura e Ibrit do të hapet, Vuçiq duhet ta pranojë planin franko-gjerman
"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin
Gjashtë vende që mund të ndërmjetësojnë bisedimet e mundshme të paqes Rusi-Ukrainë