LAJMI I FUNDIT:

Lufta kundër korrupsionit vlerësohet e dobët

Lufta kundër korrupsionit vlerësohet e dobët

Raporti që mban titullin: “Një demokraci e re kundër një armiku qindravjeçar”, duke i bërë një vlerësim sistemit kosovar të qeverisjes dhe imunitetit ndaj korrupsionit, vlerëson me notën më të dobët përgjegjësinë e legjislativit kosovar, 36. Notë shumë të dobët ka edhe përgjegjësia e ekzekutivit, e cila është vetëm 44 nga 100, sa është maksimalja. Shumë dobët me 56 vlerësohet edhe përgjegjësia e gjyqësorit kosovar.

Kosova është vlerësuar negativisht në luftën kundër korrupsionit edhe nga një organizatë ndërkombëtare. Kosova ka marrë 67 pikë, që konsiderohet “notë e dobët”, në raportin e organizatës ndërkombëtare me seli në SHBA, “Global Integrity”. Ky vlerësim e radhitë Kosovën në listën e vendeve që kanë integritet të dobët dhe që janë të ndikuara nga korrupsioni, papërgjegjësia dhe jollogaridhënia.

Sipas raportit, qeverisja është faktori kryesor për këtë gjendje. “Një vit pasi shpalli pavarësinë nga Serbia, Republika e Kosovës është një demokraci e brishtë, e cila vuan nga qeverisja me dobësi, papërgjegjshmëri dhe jotransparencë.

Shumica e vlerësuesve të dobësive janë në nivelet dhe fushat të cilat kanë përgjegjësinë politike dhe financiare të Qeverisë. Anëtarët e ekzekutivit dhe të legjislativit kanë imunitet nga ndjekja penale dhe qytetarët kanë qasje të kufizuar në shpalosjen e të dhënave dhe aseteve të zyrtarëve”, thuhet në raportin e publikuar këto ditë. Një shkëndijë pozitive, sipas raportit, është Agjencia Kundër Korrupsionit, e cila relativisht ka mbështetje të mirë. /koha/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Kalo në kategori