LAJMI I FUNDIT:

Lucio: Mourinho kërkon të mbrohemi

Lucio: Mourinho kërkon të mbrohemi

Mbrojtësi i Interit, Lucio, ka thënë se pret të gjitha llojet e futbollit në finalen e Ligës së Kampionëve, por një gjë është e sigurt sipas tij, Jose Mourinho kërkon futboll defensiv.

“Mourinho ka kërkuar nga ne të luajmë futboll defensiv dhe të jemi plotësisht të përqendruar gjatë gjithë lojës. Ka funksionuar për mrekulli ndaj Chelseat dhe Barcelonës. Nëse secili lojtar i ekipit tonë luan mirë, ne do të fitojmë”.

“Në një finale të tillë gjithçka mund të ndodhë. Bayerni është ekip i madh dhe ka arritur për mrekulli në finale. Van Gaal ka bërë punë të mirë, ndërsa ka sjellë shumë lojtarë të mëdhenj. Robben dhe Olic janë në top formë. Ne duhet ta dimë se i gjithë ekipi është në formë të mirë”, deklaroi ish-lojtari i Bayernit. /Telegrafi/