LAJMI I FUNDIT:

Lucio: Dua të bëhem si Dunga

Lucio: Dua të bëhem si Dunga

Kapiten i Brazilit, Lucio, i ka thënë shtypit të hënën se ai ëndërron që të përsërisë atë që bëri Carlos Dunga në vitin 1994, kur e ngriti trofeun e Kupës së Botës në SHBA.

“Më kujtohet shumë nga Botërori 1994 dhe Dunga duke ngritur trofeun. Që nga ai moment, fillova të ëndërroj që të jem një ditë pjesë e këtij ekipi”.

“Ai ishte inspirim për mua. Dunga është shembull i përkushtimit dhe disiplinës. Ai është një imazh që kurrë nuk do ta harroj”, u shpreh Lucio. /Telegrafi/