LAJMI I FUNDIT:

Luboteni eliminohet nga gara për guvernator

Luboteni eliminohet nga gara për guvernator

Zyra Civile Ndërkombëtare (ICO), ka eliminuar nga gara për guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), kryetarin aktual të Bordit, Gazmend Luboteni.

Sipas interpretimit të ICO-së, Luboteni është konsideruar se nuk i plotëson kushtet formale për t’u emëruar, pasi anëtari i Bordit nuk mund të shërbejë në Bordin e Bankës Qendrore, në një periudhë të përgjithshme prej 10 vitesh.

Për këtë arsye, paneli për nominimin e Guvernatorit të BQK-së, në vend të listës me 3 emra, i dërgon Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Qeverisë, listën me 2 të nominuar për plotësimin e pozitës së Guvernatorit të BQK-së, raporton RTK.

Në listë janë ushtruesi i detyrës së Guvernatorit, Gani Gërguri dhe profesori në fakultetin ekonomik, Safet Merovci. /Telegrafi/