LAJMI I FUNDIT:

Luan për dy javë në telefon – E tmerron fatura

Luan për dy javë në telefon – E tmerron fatura

Djaloshi kishte gjetur lojën e tij të preferuar dhe për dy javë luajti tërë kohën në telefonin e zgjuar të nënës së tij.

Kay Flander në fillim ka menduar se është bërë ndonjë gabim, kur asaj i ka ardhur fatura e telefoni mbi 1.000 funte.

Por asgjë nuk ishte gabim, pasi djali saj ka blerë ekstra kredi në lojën ‘Small Worlds’.

Kjo lojë në të cilën shfrytëzuesi mund të bëjë ndërtimin e qytetit deri në vitin 2020, mundëson që të bëhen blerje, në mënyrë që të kalohet më shpejtë etapa.


“Unë nuk kam qenë në dijeni se çfarë është duke bërë ai në telefon” ka thënë gruaja 49 vjeç, e cila ka kërkuar që ti kthehen paratë.

“Ka qenë vetëm një opsion të cilin ai mbase e ka prekur pa dashje” ka thënë po ashtu gruaja që jeton në Kent të Britanisë së Madhe.

Zëdhënësi i telefonisë T-mobile, ka thënë se janë duke shqyrtuar këtë rast, sepse nuk është hera e parë që fëmijët kanë shpenzuar pa dashje, të holla nga llogaritë e prindërve./Telegrafi/