LAJMI I FUNDIT:

Loew i ngazëllyer me fitoren ndaj Hungarisë

Loew i ngazëllyer me fitoren ndaj Hungarisë

Gjermania ka mposhtur të shtunën Hungarinë me rezultat të lartë 3-0, në një ndeshje miqësore në përgatitje para Botërorit, ndërsa përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Loew, u shpreh të jetë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij.

“Khedira luajti mirë në pjesën e parë. Ai më pëlqeu. Ai ishte gjithashtu i mirë në organizimin e lojës. Ai pati zgjatje muskulore, prandaj është dashur ta zëvendësoj në fund të pjesës së parë”, theksoi Loew duke iu referuar mesfushorit Sami Khedira, që mendohet të jetë zëvendësues i Ballackut.

“Neuer gjithashtu e kreu punën si duhet. Ai nuk pati shumë punë, por ai luajti mirë gjatë gjithë ndeshjes”, shtoi më tej Loew. /Telegrafi/