LAJMI I FUNDIT:

LOD, medalje e artë dhe dy të argjendta për Gjermaninë

LOD, medalje e artë dhe dy të argjendta për Gjermaninë

Skiatoret gjermane Evi Sachenbacher-Stehle dhe Claudia Nystad kanë fituar në Lojërat Olimpike në Vancouver të Kanadasë medaljen e artë.

Në të ashtuquajturin kërcim me ski si ekip dysh ato fituan para ekipit nga Suedia dhe Rusia.

Dyshja e skiatorëve gjermanë Axel Teichmann dhe Tim Tscharnke në garën sprint për meshkuj fituan medaljen e argjendtë, ku vendin e parë e zunë norvegjezët dhe në vend të tretë dolën rusët.

Në garën katërshe të kërcimit me ski ekipi gjerman i përbërë nga Neumayer, Wank, Schmitt dhe Uhrmann fitoi medaljen e argjendtë, pas fituesit Austrisë dhe Norvegjisë. /dw/