LAJMI I FUNDIT:

LOD, medalja e dytë e artë për Amman

LOD, medalja e dytë e artë për Amman

Kërcyesi me ski nga Zvicra, Simon Amman, fitoi medaljen e tij të dytë të artë, gjatë Lojërave Olimpike Dimërore në Kanada, Vancouver 2010. Amman është kështu fitues i katërfishtë olimpik në garën e kërcimit me ski.

Medaljen e argjendtë dhe të bronztë i fituan polaku Adam Malysz dhe austriaku Gregor Schlierenzauer.

Ndërkohë, sportistët gjermanë kanë marrë përsëri medalje. Në garën e ndjekjes me ski 2 herë nga 15 kilometra, Thomas Angerer fitoi medaljen e argjendtë.

Medalja e artë dhe e bronztë në këtë garë, shkuan në Suedi te Marcus Helner dhe Johann Olsson. /Telegrafi/