LAJMI I FUNDIT:

LOD: Kanadaja triumfon në hokej në akull

LOD: Kanadaja triumfon në hokej në akull

Kanadaja ka çuar në 14 numrin e medaljeve të arta në Lojërat Olimpike, Vankuver 2010, pasi triumfoi në rrëshqitje në akull ndaj SHBA-së.

Sidney Crosby ka qenë ‘lojtari i ndeshjes’ duke shënuar golin e artë në fitoren 3-2 të Kanadasë në finalen në hokej në akull kundër SHBA-së.

Jonathan Toews shënoi golin e vetëm të pjesës së parë dhe Corey Perry shënoi një tjetër në të dytën, për t’i dhënë avantazhin 2-0 Kanadasë. Por amerikanët nuk u dorëzuan dhe ngushtuan disavantazhin në 2-1 me anë të Ryan Kesler.

Zach Parise shënoi golin e barazimit 24 sekonda para fundit të ndeshjes, për të çuar në lojë shtesë.


Vetëm 22-vjeçar, Sidney Crosby doli në sipërfaqen në akull për të shkruar emrin si një prej lojtarëve që gjithmonë do të mbahen në mend. Crosby shënoi golin e artë kur koha tregoi 7 minuta e 40 sekonda në vazhdime, për t’i dhënë kështu medaljen e 14-të të artë vendit nikoqir të garave olimpike./Telegrafi/