LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli nuk fiton sërish

Liverpooli nuk fiton sërish

Skuadra e Liverpoolit ka arritur të nxjerrë vetëm një barazim përballë Birminghamit në ndeshjen e fundit të javës së dymbëdhjetë në Ligën Premier.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me anë të David Ngog (13’), mirëpo mysafirët arritën ta përmbysin këtë epërsi pa përfunduar pjesa e parë.

Christian Benitez barazoi rezultatin (26’), ndërsa Cameron Jerome kaloi Birminghamin në epërsi (45’+3).

Barazimin Të Kuqve ua siguroi i kthyeri nga lëndimi, kapiteni Steven Gerrard, i cili shënoi nga pika e bardhë (71’). /Telegrafi/