LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli mbetet në shtëpi

Liverpooli mbetet në shtëpi

Të kuqtë e Liverpoolit kanë shënuar fitore minimale ndaj hungarezëve të Debrecenit, por megjithatë kanë humbur po thuajse çdo gjasë për t’u kualifikuar për në fazën e ardhshme eliminuese të Ligës së Kampionëve.

Golin e fitores për ekipin anglez e shënoi David N’Gog që në minutën e 4-të të ndeshjes, duke iu dhënë shpresa anglezëve për një fitore më të thellë e cila do të rriste gjasat e Liverpoolit për një kualifikim të mëtejmë, por ky gol doli të ishte i vetmi i ndeshjes.

Fitore minimale në Grupin E ka shënuar edhe Fiorentina, duke nxjerrë tre pikë të cilët i sigurojnë kualifikim për në raundin ardhshëm eliminues të garës evropiane. Golin për italianët e shënoi Juan Vargas në minutën e 28-të nga penaltia.

Me tre pikët e reja, Fiorentina merr kreun e Grupit E me 12 pikë, e ndjekur nga Lyoni me 10 pikë dhe Liverpooli me shtatë pikë.


Në fakt për Liverpoolin ende ekzistojnë gjasa teorike për kualifikim, nëse Lyoni humbet nga Debrecen dhe nëse anglezët shënojnë fitore të thellë ndaj Fiorentinës në ndeshjet e fundit të fazës grupore./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës

Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Kapiteni Amir Rrrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania

Kapiteni Amir Rrrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania

Përfaqësuesja e Kosovës
Start dëshpërues i Kosovës në Ligën e Kombeve – mposhtet nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’

Start dëshpërues i Kosovës në Ligën e Kombeve – mposhtet nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’

Përfaqësuesja e Kosovës
Italia nëpërkëmbë Francën, fiton edhe Belgjika

Italia nëpërkëmbë Francën, fiton edhe Belgjika

Përfaqësueset
Gjithçka që ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes: Kosovë 0-3 Rumani

Gjithçka që ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes: Kosovë 0-3 Rumani

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori