LAJMI I FUNDIT:

Liverpool interesohet për Giovinco

Liverpool interesohet për Giovinco

Pas krizës së lëndimeve me të cilët përballet Liverpool, Benitez është i interesuar të sjellë në radhët e veta mesfushorin italian Sebastian Giovinco.

Sipas Corriere dello Sport, Liverpooli përgatit të bëjë ofertë për 22-vjeçarin, i cili këtë sezon pati vetëm gjashtë paraqitje me Juventusin, pas arritjes së Diegos verën e kaluar.

Giovinco shpesh është përmendur për një largim nga biankonerët, me qëllim që t’i shtojë gjasat për të qenë pjesë e ekipit kombëtar në Botërorin e verës së ardhshme.

Për të kanë qenë të interesuar edhe Arsenal dhe West Ham, por besohet se Benitez është i gatshëm të dërgojë ofertë që në muajin janar./Telegrafi/