LAJMI I FUNDIT:

Liverpool dhe City ndajnë pikët

Liverpool dhe City ndajnë pikët

Liverpooli nuk ka arritur të shënojë fitore as në takimin e sotëm të cilin e zhvilloi përballë Manchester Cityt në Anfield, duke marrë vetëm një pikë pas barazimit 2-2.

Të kuqtë ishin ata të cilët kaluan të parët në epërsi me anë të golit të shënuar nga Martin Skrtel katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë të ndeshjes, pas një harkimi nga gjuajtja e lira të kapitenit Steven Gerrard.

Por ‘qytetarët’ u rikthyen në lojë, duke shënuar dy gola brenda dhjetë minutash për të përmbysur rezultatin. Së pari Emmanuel Adebayor barazoi në minutën e 69-të, para se Simon Ireland t’ua sjellë avantazhin mysafirëve shtatë minuta më pas (76’).

Por vendasit reaguan shpejt dhe barazuan rezultatin pas vetëm një minute tjetër, me anë të golit të shënuar nga Yossi Benayoun.


Barazimi është i dyti këtë sezon për Liverpoolin, që tash mbledh 20 pikë nga 13 ndeshje, ndërsa City gjendet një pozitë më lartë me 21 pikë dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar./Telegrafi/