LAJMI I FUNDIT:

Liria ekonomike, Maqedonia e 55-ta

Liria ekonomike, Maqedonia e 55-ta

Sipas një klasifikimi për vitin 2011, të publikuar ditën e sotme nga Fondacioni Amerikan "Heritage", Maqedonia renditet vendi i 55-të në botë për nga liria ekonomike. Indeksi 2011 renditi 179 vende mbi bazën e dhjetë faktorëve.

Ato përfshijnë politikën e tregtisë, peshën fiskale të qeverisë, ndërhyrjen e qeverisë në ekonomi, politikën monetare, hyrjen e kapitalit dhe investimin e huaj, bankat dhe financat, pagat dhe çmimet, të drejtat e pronës, drejtimin dhe veprimtarinë e tregut të zi.

Çdo vendi i është dhënë një normë nga 1 në 5 për çdo masë, me 1 duke qenë më e mira. Këto rezultate mesatarizohen pastaj për të krijuar një rezultat tërësor që përcakton një klasifikim individual të vendit në një nga katër grupet.

Maqedonia ka më së shumti poenë për liritë tregtare, shpenzimet shtetërore, kurse më së dobëti është ranguar për të drejtën e pronësisë dhe korrupsionin në vend, njofton agjencia e lajmeve INA.


Si në të gjithë botimet e mëparshme vjetore të Indeksit, Hong Kongu dhe Singapori përfunduan në vendin e parë e të dytë. Ato pasohen nga Australia, Irlanda, Estonia, Luksemburgu, Islanda, Britania, Estonia. Koreja e Veriut dhe Kuba janë shtetet e ranguara në fund të top listës. /Telegrafi/