LAJMI I FUNDIT:

Lippi: Balotelli ka të ardhme me azurët

Lippi: Balotelli ka të ardhme me azurët

Përzgjedhësi i kombëtares italiane, Marcello Lippi, thotë se sulmuesi i Interit, Mario Balotelli, nuk do të jetë pjesë e Kupës Botërore.

Por italiani ka thënë se i riu ka një të ardhme të madhe me kombëtaren azure.

“Shpresoj se Balotelli do t’ia dalë mirë për ekipin U-21 gjatë të mërkurës, pasi ndeshja kundër Hungarisë është e vështirë”.

“Në Inter ata punojnë shumë me këtë të ri dhe ky është një proces i rëndësishëm për të, për të qenë pjesë e rëndësishme e të ardhmes së nerazurëve dhe Italisë”, ka thënë Lippi./Telegrafi/