LAJMI I FUNDIT:

Lionel Messi fiton “Këpucën e Artë”, Ronaldo as në Top 10! (Foto)

Lionel Messi fiton “Këpucën e Artë”, Ronaldo as në Top 10! (Foto)

Sulmuesi dhe ylli i Barcelonës, Lionel Messi e përfundoi sezonin në krye të klasifikimit të golashënuesve më të mirë edicionin 2016-2017 dhe ka fituar zyrtarisht “Këpucën e Artë” në Evropë.

Një trofe të cilin argjentinasi e ka fituar për herë të katërt në karrierën ndërsa kësaj radhe në saje të 37 golave të realizuar në La Liga.

Me tre gola më pak në vendin e dytë gjendet Bast Dost i Sporting Lisbon, rivali më i fortë i Messit në këtë sezon.


Ndërkohë që Pierre-Emerick Aubameyang u rendit i treti, për të mbyllur kështu podiumin me 31 golat e realizuar gjatë këtij sezoni në Bundesliga, me fanellën e skuadrës së Borussia Dortmund.

Ndërkohë, katër herë fituesi i “Topit të Artë” që aspiron të fitojë të pestin këtë sezon, pas fitimit të La Liga dhe Ligës së Kampionëve me Real Madridin, Cristiano Ronaldo, renditet i 11-ti në klasifikimin e golashënuesve të Evropës me 25 gola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Formacionet zyrtare, Kosovë-Rumani: Debutojnë dy ardhjet e reja tek ‘Dardanët’

Formacionet zyrtare, Kosovë-Rumani: Debutojnë dy ardhjet e reja tek ‘Dardanët’

Përfaqësuesja e Kosovës
Mediumi rumun ia fotografon Fodas fletët me taktikat e tij para ndeshjes në Ligën e Kombeve

Mediumi rumun ia fotografon Fodas fletët me taktikat e tij para ndeshjes në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Granit Xhaka shpërthen ndaj kombëtares daneze

Granit Xhaka shpërthen ndaj kombëtares daneze

Përfaqësueset
Pak para ndeshjes me Kosovën, lojtarët rumunë kishin një vizitë befasuese

Pak para ndeshjes me Kosovën, lojtarët rumunë kishin një vizitë befasuese

Përfaqësuesja e Kosovës
Kosovë - Rumani, Dardanët synojnë ta nisin me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Live Kosovë - Rumani, Dardanët synojnë ta nisin me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Jurgen Klopp do të kthehet në bankinë – por ka një

Jurgen Klopp do të kthehet në bankinë – por ka një "rreng"

Bundesliga
Kalo në kategori