LAJMI I FUNDIT:

Limak merr zyrtarisht Aeroportin

Limak merr zyrtarisht Aeroportin

Konserciumi Turko-Francez, Limak dhe Aeroport de Lyon MAS, morën sot zyrtarisht në menaxhim të plotë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, me ç’rast u shënua dhe një ceremoni rasti.

Pasagjerët e aviokompanisë Adria Airwyas, të cilët vinin nga Mynhen i Gjermanisë, u përzgjodhën nga konserciumi për t’i marrë dhuratat e para dhe për të marrë pjesë në një koktej rasti, ku u pre dhe një tortë si simbolikë e kalimit të kompetencave tek menaxhuesi Limak dhe Aeroport de Lyon MAS.

Me këtë rast Drejtori i kompanisë LIMAK për Kosovë Mertol Genç tha se do ti përmbushim të gjitha obligimet ndaj Republikës së Kosovës dhe të kompletojmë marrjen e kompetencave. "Ne do të jemi si një ekipe duke punuar për një sukses dhe vazhdim të projektit", theksoi Genç.

Drejtori i deritanishëm i ANP, Agron Mustafa, tha se është projekti i parë madhor në Kosovë i partneritetit publiko-privat , i cili për më tepër do të rezultojë shumë i suksesshëm për shkak se mbrapa saj është një kompani e madhe dhe e fuqishme financiarisht si Limak dhe Airport de Lion MAS."Ndjehem veçanërisht i lumtur se ANP-ja është në gjendje shumë të mirë financiare dhe me perspektivë të sigurt në kohën kur po ndodhë transferimi i kompetencave menaxhuese në duart e një kompanie private ”, theksoi Mustafa.


Partneriteti publiko- privat parasheh dhënien me koncesion të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës për 20 vitet e ardhshme, ku parashihet që i vetmi aeroport në vendin tonë të modernizohet dhe të zgjerohet në 25 mijë metra katrorë, nga investimet prej mbi 100 milionë euro që do të kryejë kompania Limak – Aeroport De Lyon MAS. /Telegrafi/