Liga Premier rrezikon t’i shtyjë të gjitha ndeshjet shkaku i COVID-19, ndikim direkt në Kupën e Botës

Klubet e Ligës Premier thuhet se kanë frikë se ndeshjet mund të shtyhen dhe të përballen me ‘një mbyllje tjetër’ për shkak të shqetësimeve mbi përhapjen në rritje të variantit të ri të coronavirusit, Omicron.
Manchester United, Norwich City, Arsenal, Leicester City dhe Aston Villa janë ndër pesë klubet që janë ndikuar nga përhapja e COVID-19.
Dhe ndeshja e Ligës Premier e Djajve të Kuq të martën mbrëma me Brentfordin tashmë është shtyrë pas një shpërthimi të coronavirusit te United.
Ndeshja e Brightonit me Tottenham të dielën u anulua gjithashtu për shkak të një infektimi të një numëri lartë të lojtarëve te Spurs.
Liga Premier njoftoi të hënën se 42 lojtarë kishin rezultuar pozitivë me coronavirus në javën e kaluar – një rekord për një javë të vetme.
Sipas The Daily Mail, frika e klubeve të Ligës Premier është ‘përkeqësuar’ nga ‘ritmi i ngadaltë’ i programeve të tyre të vaksinimit.
Gazeta raporton se Wolves është i vetmi klub nga liga e Anglisë që ka përmbushur objektivin e kryeministrit Boris Johnson për të vaksinuar lojtarët mbi moshën 18-vjeçare.
Leeds dhe Brentford po bëjnë përparim të rëndësishëm në përmbushjen e objektivit të Johnson, me Daily Mail që pretendon se të dy klubet janë ‘mirë të avancuar’ në fushatat e tyre përforcuese përkatëse.
Sipas të dhënave në tetor, 68 për qind e lojtarëve të Ligës Premier ishin plotësisht të vaksinuar.
Megjithatë, Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin mbetet i vendosur në një pritje tre-mujore midis një doze të dytë dhe të tretë të vaksinës.
Thuhet se pothuajse një e treta e lojtarëve do të duhet të presin të paktën deri në fund të janarit për të marrë vaksinën e tyre përforcuese, sipas The Daily Mail.
Raportimi shtoi se një ‘numër i madh’ nga doza të dyta nuk iu administruan lojtarëve deri në tetor.
Liga Premier beson se do të jetë në gjendje të vazhdojë nëse vendosen masa rigoroze testimi dhe protokolle emergjente.
Megjithatë, ‘burimet në disa klube’ kanë vënë në dyshim privatisht nëse ‘integriteti’ i ligës do të ishte i përfshirë nëse ato vazhdojnë në mes të një shtyrjeje të gjerë të ndeshjeve.
Një shtyrje në Ligën Premier mund të çojë gjithashtu në bllokime të ndeshjeve dhe transmetuesit të kërkojnë kthim të parave nga klubet.
Dhe shtyrja e ligës në verë do të shkaktonte probleme të mëtejshme për shkak të sezonit 2022-23, i cili mund të ndikojë në Kupën e Botës 2022 që fillon nga nëntori, deri në dhjetor. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Vinicius Jr konsideron një lëvizje dyvjeçare në Arabi Saudite pasi Real Madridi refuzon rritjen e pagës

Liverpooli ka gati zëvendësuesin e Darwin Nunez

Tripleta 2024/25: Nëntë skuadra në garë që mund të kenë një sezon perfekt

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi