LAJMI I FUNDIT:

Life Pure, model i avancuar i telefonit për 349 dollarë

Life Pure, model i avancuar i telefonit për 349 dollarë

BLU Products ka prezantuar modelin e saj më të ri të telefonit të mençur – Life Pure, i cili duket se posedon karakteristika të mira për çmimin e përballueshëm prej 349 dollarëve.

Life Pure mund të blihet edhe pa ndonjë kontratë me operatorët e telefonisë mobile, ndërsa për 349 dollarë kompania ka përfshirë ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 5 inç me rezolucionin prej 1080p, kamerën e pasme me 13MP, kamerën e përparme me 5 mega-piksel dhe 32GB memorie të brendshme.

Procesori i Life Pure mbështetet në çipin e 1.5GHz quad-core MediaTek me 2GB RAM, pa LTE dhe Android 4.2. / Telegrafi /