Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se deri tani ka pasur shkelje në procedurat e aplikimit për hapje të hidrocentraleve, prandaj ministria që ai udhëheqë ka vendosur ndërprerjen e aplikimeve të reja.
Ai në Klan Kosova, tha se do të krijohet një komision i cili do të merret me shqyrtimin e të gjitha rasteve të hidrocentraleve, për të parë se si janë dhënë lejet, a janë respektuar procedurat dhe kush janë përgjegjësit për këtë situatë.
“Sot kam kërkuar nga sekretari në lidhje me aplikimet e reja të bëhen në përputhje me ligjin, ashtu siç e parasheh ligji, pra ligji parasheh koncesion për hidrocentrale private dhe një gjë e tillë me aq sa kemi arritur të shohim nuk është respektuar, prandaj procedurat e tilla duhet të ndërpriten për momentin dhe të vendoset baza ligjore dhe procedura sipas ligjit për aplikimet e reja, kjo nënkupton që ato ndërpriten në mënyrën e jashtëligjshme si ka shkuar deri tash, dhe vendoset ligji sa i përket procedurës dhe cilësinë dhe kontrollin e elaborateve mjedisore ujore kur bëhet fjalë për ato leje mjedisore, ujore për hidrocentralet, e njëjta do të vazhdoj edhe me fusha tjera, me projekte të tjera, pra edhe me gurthyes dhe të gjitha me radhë.
“Kjo nuk do të thotë që do të mbyllen hidrocentralet, por do të ndërpriten aplikimet e reja për hidrocentralet në mënyrën se si janë bërë deri tash. Pra nuk do të ketë aplikime për hidrocentrale, leje për hidrocentrale pa koncesion siç është bërë deri tash, paralelisht me këtë do të krijohet një komision, mbase të premten më së largu, mund të jetë edhe nesër se jemi duke punuar në atë, ta krijojmë komisionin i cili do t’i shqyrtoj situatat ekzistuese sepse ka ankesa të shumta, ka vizita të shumta në terren dhe në bazë të asaj që kemi parë deri tani në terren shihet që ka shkelje, tash duhet të shihet a kanë ndodhur nga ana e institucionit apo nga ana e operatorëve, mbase edhe të dyjave”, tha Aliu.
Tutje Aliu tha se sasia e energjisë elektrike që prodhohet nga këto hidrocentrale është shumë e vogël në raport me dëmin që po i shkaktohet natyrës.
“Sasia e ujit në vendin tonë si potencial për prodhim të energjisë elektrike është e vogël, nuk çon peshë hidrocentrali i cili e rrënon një lum të tërë, e dëmton natyrën atje dhe prodhon pak rrymë, ajo rrymë është jashtëzakonisht pak në krahasim me nevojat që i ka vendi, në krahasim me sasinë që e shpenzon sidomos kur e krahason me dëmin që është bërë. Hidrocentralet nuk mund t’i mbulojnë nevojat për energji alternative, duhet të shikohen edhe mundësi të tjera. Vendi ka nevojë për stabilitet energjetik dhe me këtë merret Ministria e Ekonomisë. Ne duhet ta kemi parasysh interesin e përgjithshëm edhe mjedisin dhe interesin qytetar”, tha Aliu.
Aliu theksoi se ai nuk është kundër hidrocentraleve, por se ato duhet të jenë në përputhje me kërkesat mjedisore dhe me standardet e caktuara me ligj.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre