Javën që po lëmë temë diskutimi ishte çështja e liberalizimit të vizave dhe takimi i Grupit punues të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Po javën e kaluar mbi 70 objekte janë sekuestruar përkohësisht në aksionin për sekuestrimin e objekteve të ndërtuara në Brezovicë në Zonën e II-të të Parkut Kombëtar “Sharri”, të cilat janë ndërtuar në kundërshtim me Ligjin.
Gjatë javës që po e lëmë pas reagime ka ngjallur edhe fjalimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Këshillin e Evropës.
Çështja e liberalizimit të vizave dhe sistemi ETIAS
Të enjten në Bruksel u mbajt takimi i Grupit Punues, ku në rend të ditës ishte diskutimi për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Në këtë takim u tha që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS dhe propozimi është bërë nga zyrtarët francezë, ndërkaq është mbështetur prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës.
Pas përfundimit të takimit, Presidenca çeke e BE-së ka dal me një njoftim duke thënë se shteti i Kosovës i ka përmbushur dhe vazhdon t’i përmbushë kriteret për liberalizim të vizave.
“Më 13 tetor, Grupi Punues për vizat i Këshillit të BE-së e ka mbajtur diskutimin e parë për liberalizimin e vizave për Kosovën nën Presidencën çeke. Komisioni Evropian ka prezantuar raportin e përditësuar teknik për këtë temë i cili rikonfirmon që Kosova vazhdon të përmbushë kriteret për liberalizimin e vizave.
Grupi i Punës përshëndeti gjerësisht rihapjen e diskutimit mbi subjekt dhe në përgjithësi mbështeti procesin e liberalizimit të vizave. Për të përparuar në këtë çështje do të jetë e nevojshme të sqarohen një sërë temash të lidhura dhe të vazhdohet diskutimi”, thuhet në njoftimin e Presidencës çeke, transmeton Telegrafi.
Por çfarë është EITAS, që Franca e kushtëzoi liberalizimin e vizave për Kosovën?
ETIAS do të jetë një sistem i automatizuar IT i krijuar për të identifikuar çdo risk që lidhet me një vizitor të përjashtuar nga viza që udhëton në Zonën Schengen.
Gjithë shtetasit e vendeve të treta të përjashtuar nga viza, që planifikojnë të udhëtojnë në zonën Schengen do të duhet të aplikojnë për autorizim udhëtimi përmes sistemit para udhëtimit të tyre.
Informacioni i mbledhur përmes sistemit, në respekt të plotë me të drejtat themelore dhe mbrojtjen e të dhënave do të mundësojë verifikim të avancuar të rrisqeve potenciale për sigurinë apo migrimin e parregullt.
Vlefshmëria e autorizimit të udhëtimit do të jetë 3 vjet (ose deri në datën e mbarimit të afatit të dokumentit të udhëtimit).
Sekuestrimi i vilave të politikanëve dhe biznesmenëve në Brezovicë
Rreth 76 objekte janë sekuestruar përkohësisht në aksionin për sekuestrimin e objekteve të ndërtuara në Brezovicë në Zonën e II-të të Parkut Kombëtar “Sharri”, të cilat janë ndërtuar në kundërshtim me Ligjin.
Kështu kishte njoftuar në një prononcim për Telegrafin prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Rasim Maloku. Sipas tij, në këtë aksion janë sekuestruar rreth 76 objekte të ndërtuara në Brezovicë në Zonën e II-të të Parkut Kombëtar “Sharri”.
Maloku kishte njoftuar se aksion do të fillojë edhe për zonën e tretë.
“E kemi përfunduar me zonën e dytë dhe tash po shikojmë të fillojmë me zonën e tretë dhe kjo pritet javën tjetër se kemi dhe obligime tjera…Tash duhet me i bo raportet dhe t’i dorëzojmë në gjykatë. Kjo është e ndarë në tri zona, pasi në zonën e parë nuk ka ndërtime, vetëm e dyta dhe e treta ka ndërtime. Tash do të vazhdojmë me të tretën, me ndërtimet që janë në kundërshtim me ligjin. Besoj që javën tjetër, por duhet me i harmonizu dhe me shumë institucionet, por do të ju njoftojmë. Janë rreth 76 objekte që janë sekuestruar në këtë aksion”, ka thënë Maloku.
Prokurori Maloku tregoi se në zonën e tretë janë mbi 500 objekte të ndërtuara.
“Aty ka shumë objekte, janë diku mbi 500 objekte por do të marrim raportin prej Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”, ka thënë ndër të tjera prokurori, Rasim Maloku.
Prokurori i rastit po ashtu theksoi se lejet e ndërtimit janë lëshuar që nga viti 2017 nga Komuna e Shtërpcës, konkretisht drejtoria e Urbanizimit.
“Nga Komuna e Shtërpcës, konkretisht nga Drejtoria e Urbanizimit, prej vitit 2017 e tutje janë lëshuar lejet e ndërtimeve të këtyre objekteve”, tha ndër të tjera Maloku.
Siç merr vesh Telegrafi, pronar të këtyre objekteve janë politikanë, investitor, biznesmen e qytetarë.
Ndryshe, sekuestrimi i këtyre objekteve u bë me urdhër të Prokurorisë së Shtetit, pas vlerësimit të raporteve nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë, Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.
Këto objekte sipas Prokurorisë, “janë ndërtuar duke keqpërdorur detyrën zyrtare nga të pandehurit në këtë rast, me lëshimin e lejeve ndërtimore në kundërshtim me ligjet që rregullojnë Parkun Kombëtar “Sharri”, me marrje të ryshfetit, dhënie të ryshfetit, me çka kanë degraduar mjedisin në këtë zonë, kështu që edhe objektet janë rrjedhojë e veprave penale të përshkruara më lartë”.
Fjalimi i Edi Ramës në Këshill të Evropës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalimin e tij në Asamblenë e Këshillit të Evropës, e cilësuar lidhjen e Kosovës me Shqipërinë aq të ngushtë, si atë të trupit me shpirtin.
Rama në Strasburg i është drejtuar me një fjalim Asambleje.
“Përfaqësoj Shqipërinë por nuk kam ardhur të flas vetëm për Shqipërinë, edhe pse tema lidhet me Shqipërinë si shpirti me trupin. Kjo ka lidhje me çështjen e marrëdhënies së një vendi me të shkuarën e vet dhe ndikimin që kjo mund të ketë në zhvillimin e tij në të ardhmen”.
“Ta kthesh një histori konflikti në histori bashkëpunimi, kërkon jo vetëm guxim, vullnet të mirë dhe besim mes shteteve, por edhe guxim të bashkëndarë të institucioneve ndërkombëtare. Nëse këto institucione dështojnë të japin drejtësi, dëmi është i madh, një goditje ndaj të gjitha përpjekjeve tona për të kthyer një faqe të errët të historisë sonë, për të shkruar një faqe tjetër”, është shprehur ai.
Duke iu drejtuar të pranishmëve, Rama ka thënë se “për ju lufta është një kujtim i largët, për ne një plagë që ende dhemb”.
Kryeministri shqiptar tutje u ka kërkuar përfaqësuesve në Këshill të Evropës që emrin e Kosovës çdo herë ta shkruajnë drejt – pra Kosova dhe jo Kosovo.
“A nuk do të ishte një mrekulli nëse ju këtu në këtë Këshill të nderuar, të nisnit të iu mësonit edhe të tjerë organizmave institucionale dhe të politikës ndërkombëtare që ta shkruajnë Kosovën me emrin e vet zyrtar, pra Kosova e jo Kosovo. Kurrë nuk është vonë për të bërë gjënë e duhur”.
Ai raporton e Dick Martyt e ka quajtur një fantazi të pastër, të prodhuar në Kremlin.
Rama foli edhe për situatën e luftës në Ukrainë teksa e paralelizoi me situatën e Kosovës.
“Ka kombe që jetojnë duke mbrojtur lirinë e tyre nga gënjeshtrat gjithë jetën, ata shpresojnë të rezistojnë për sa kohë munden. Ky është rasti i Ukrainës tani, dhe ky ishte i Kosovës disa dekada më parë. Nuk ka asnjë paralele mes Krimesë dhe Kosovës, edhe pse a një mes Kosovës dhe Ukrainës. Meqë ra fjala nuk do ishte mrekulli nëse ju këtu do nisnit tu mësonit të tjera për ta quajtur Kosovën me emrin e saj të vërtetë, jo Kosovë por Kosova, Republika e Kosovës. Ashtu siç quhet në të vërtetë”, u shpreh Rama. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës