LG e ka konfirmuar. Modeli i saj më i ri i telefonit do të ketë rezolucion më të madh dhe densitet më të madh të pikselëve në krahasim me modelet rivale të telefonave nga Apple, Samsung apo HTC.
Sipas Engadget, LG e ka konfirmuar se rezolucioni i ekranit të telefonit të saj të madh do të jetë 2560 me 1440, i njohur si QHD, ndërsa modeli i telefonit të kompanisë aziatike pritet të jetë gjenerata e tretë e linjës LG, G3.
Edhe pse kompania nuk ka dhënë më shumë detaje për telefonin, raportet e shumta sugjerojnë se bëhet fjalë për modelin e ri i cili do të vijë me ekranin me diagonalen prej 5.5 inç, për ti dhënë telefonit një densitet prej 530 pikselëve për inç.
Për krahasim, iPhone i Apple vjen me 326 ppi, Samsung Galaxy S5 ka 432 ppi, ndërsa HTC One (M8) ka densitet prej 441 ppi.
Në gusht të vitit të kaluar, LG kishte thënë se teknologjia e re ekranit QHD do të mundësojë krijimin e pajisjeve më të lehta, më të holla dhe më të ndritshme, për ti bërë faqet në zoom të plotë të duken më mirë.
Ende nuk dihet koha e lansimit të modelit të ri të telefonit nga LG, edhe pse kompania muajin e kaluar e kishte prezantuar modelin e fundit, G Pro 2. Megjithatë, pritjet janë që G3 të vijë në verë apo vjeshtë të këtij viti. / Telegrafi /
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHarroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium
Tegra 3 në automjete
Fikni vallet "fyese" ndërsa luani Fortnite
X pezullon shkurtimisht llogarinë e të vesë së Alexei Navalny, nga rrjeti social thanë se ishte një gabim në sistem
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar