LAJMI I FUNDIT:

LG shet 12.3 milionë telefona, për tre muajt e parë të 2014

LG shet 12.3 milionë telefona, për tre muajt e parë të 2014

Kompania koreane LG ka njoftuar se në tremujorin e parë të vitit ka arritur të shesë 12.3 milionë telefona të mençur mobil, apo 19 për qind më shumë nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

Kjo shifër përfshin 5 milionë njësi të telefonave me rrjetin LTE, të cilët përbëjnë një rritje prej 79 për qind, nga tre muajt e parë të vitit 2013.

Të hyrat e kompanisë për këtë periudhë kanë arritur në 3.19 miliardë dollarë, ndërsa të hyra më të mëdha priten në tremujorin aktual, pasi që pritjet janë që kompania ta lansojë edhe modelin e ri të telefonit, LG G3 dhe linjën e re të telefonave, L III.

Profitet neto të kompanisë LG janë rritur për 300 për qind nga viti në vit, rritje të cilën LG ia ka atribuar biznesit të saj të argëtimit – përkatësisht, LG Home Entertainment. / Foto: Android Central / Telegrafi /