LAJMI I FUNDIT:

LG prezanton edhe modelin G Vista

LG prezanton edhe modelin G Vista

Operatori mobil amerikan Verizon sot e ka prezantuar modelin e ri të telefonit të LG, LG G Vista. Ky është një model mesatar i telefonit të mençur me një ekran të madh, dhe Android 4.4.2 KitKat.

Në fakt, ekrani i LG G Vista vjen me diagonalen prej 5.7 inç, rezolucionin me 720 x 1280 piksel, procesorin 1.2 GHz quad-core dhe .5 GB RAM.

Kamera e përparme e telefonit sjell 1.3MP, ndërsa ajo e pasme vjen me 8MP për foto dhe video me rezolucion të mirë. Bateria e LG G Vista sjell 3200 mAh, ndërsa bashkë me të vijnë edhe 8GB për ruajtjen e të dhënave.

Operatori amerikan këtë model e shet për 99 dollarë, pas nënshkrimit të kontratës 2 vjeçare me të. (Telegrafi)