LAJMI I FUNDIT:

LG prezanton edhe LG G2 Mini

LG prezanton edhe LG G2 Mini

LG e ka prezantuar edhe një model të ri të telefonit në Android, përkatësisht versionin minimal të modelit LG G2, atë me prapashtesën Mini, të cilin do ta prezantojë edhe në Kongresin Botëror Mobil në Barcelonë, gjatë javës së ardhshme.

LG G2 Mini do të sjell ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 4.7 inç me qHD dhe rezolucionin prej 540 x960 pikselëve, si dhe versionin e fundit të Android, 4.4 KitKat. LG G2 Mini do të ofrohet në dy versione të procesorëve.

G2 Mini do të ofrohet me procesorin e Qualcomm, Snapdragon 400 por edhe me atë të Nvidia-së, Tegra 4i, ndërsa telefoni do të ofrojë edhe 8GB memorie të brendshme.

LG G2 Mini do ta sjell edhe ekranin me 8 mega-piksel, portin për microSD si dhe baterinë me 2,440 mAh. Në muajin mars, LG G2 Mini do të lëshohet në Rusi dhe më pas në Evropë, Azi, Amerikën Latine dhe Lindjen e Mesme. Çmimi i këtij modeli do të bëhet i ditur javën e ardhshme. / Telegrafi /