LAJMI I FUNDIT:

LG prezanton edhe G2 mini

LG prezanton edhe G2 mini

LG ka njoftuar se versioni i ri i telefonit të kompanisë - LG G2 mini nga muaji i ardhshëm do të vijë në tregjet kryesore botërore, si Evropa, Azia dhe Afrika.

Modeli i ri i telefonit të kompanisë LG, G2 mini kombinon disa nga karakteristikat e ofruara në versionin origjinal të telefonit, duke përfshirë edhe butonat në pjesën e pasme të telefonit të cilat tani janë shndërruar në markë dalluese për telefonat e rinj të prodhuesi jugkorean.

LG G2 mini vjen në dy versione. Për ata që janë të kënaqur me rrjetin 3G mund ta zgjedhin opsionin me procesorin e NVIDIA, Tegra 4i me 1.7 GHz.

Ndërsa të tjerët që duan versionin me rrjetin 4G LTE do ta kenë në dispozicion versionin me procesorin 1.2 GHz quad-core Qualcomm Snapdragon 400.


Të dy variantet e telefonit të ri të LG-së përfshijnë ekranin me diagonalen prej 4.7-inç në qHD në 960×540 IPS, 1 GB RAM, dhe 8GB memorie të brendshme.

LG G2 mini do të bazohet në Android 4.4.2, ndërsa edhe ky model do të sjell ndërfaqen e kompanisë të njohur si Knock Code. / Telegrafi /