LAJMI I FUNDIT:

LG përgatit edhe G3 Prime?

LG përgatit edhe G3 Prime?

LG së fundmi ka prezantuar modelin e ri të telefonit, LG G3, i cili vjen me procesorin Snapdragon 801, ndërsa tani ka filluar të flitet edhe pasardhësin e tij LG G3 Prime, për të cilin gjithashtu kanë rrjedhur disa informacione në internet.

Sipas një raporti, LG G3 Prime është i koduar si LG-460L, ndërsa procesori me të cilin do të vijë në treg do të jetë quad core Qualcomm Snapdragon 805, Adreno 420 GPU dhe 3GB të LP-DDR3 RAM.

Telefoni i ri i LG do të mbështesë edhe rrjetin LTE-Advanced, që ofron shpejtësi të shkarkimit në internet deri në 224Mbps, si dhe do të përdor modemin e ri të Qualcomm, MDM9635.

Karakteristikat tjera të LG G3 Prime thuhet se do të jenë të ngjashme me atë të G3, duke përfshirë ekranin me diagonalen prej 5.5 inç në QHD me rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve.


LG G3 Prime do të sjell edhe kamerën e pasme me 13MP dhe atë frontale me 2.1 MP, bashkë me 16GB memorie të brendshme e cila mund të zgjerohet përmes kartelës microSD.

Versioni i ri dhe i përditësuar i LG G3 besohet se do të mbështetet në Android 4.4.2 Kit Kat, dhe i njëjti do të fillojë ti ofrohet operatorëve të ndryshëm mobil në Korenë e Jugut, ndërsa ende nuk dihet nëse pasardhësi i LG G3 do të ofrohet edhe në tregjet tjera jashtë vendit të origjinës. /Telegrafi/