LAJMI I FUNDIT:

LG Optimus G2 vjen së shpejti?

LG Optimus G2 vjen së shpejti?

Ditëve të fundit është folur shumë për modelin e ri të telefonit të LG, Optimus G2, ndërsa tani @evleaks ka publikuar disa fotografi të pajisjes e cila besohet së është G2.

LG Optimus G2 thuhet se do të jetë modeli i parë i telefonit Android i cili do të vijë me procesorin e ri Qualcomm Snapdragon 800 processor, ekranin e ndjeshëm në prekje me teknologjinë full HD me rezolucion 1920 x 1080 piksel, ndërsa thuhet se madhësia e ekranit të këtij modeli do të jetë 5 ose 5.5 inç.

Specifikat tjera të LG Optimus G2 përfshijnë edhe Android Jelly Bean, në versionin Android 4.2.2 ose Android 4.3, i cili pritet të bëhet publik në konferencën e zhvilluesve të Google, I/O.

Besohet se Optimus G2 nuk do të vonojë për tu paraqitur në treg, pasi që versioni i tij i plotë është parë nga @evleaks. / Telegrafi /