LAJMI I FUNDIT:

LG nesër prezanton modelin G2

LG nesër prezanton modelin G2

Nesër, LG do të mbajë një konferencë për media për të zbuluar modelin e saj më të ri të telefonit të mençur në Android, modelin LG G2.

Dhe tani, sipas disa burimeve të besueshme të informacionit thuhet se modeli më i ri i telefonit të LG, G2 prej javës së ardhshme do të fillojë të shitet në Korenë e Jugut, për tu pasuar më pas edhe me vendet tjera aziatike, dhe ato jashtë kontinentit.

Sipas Android Community, LG G2, nga data 8 gusht LG G2 do të ofrohet për blerësit në Korenë e Jugut, dhe kësaj radhe telefoni do të ofrohet me dëgjueset e LG’së, QuadBeat 2.

Nga ajo që është thënë më herët, LG G2 do të ofrohet me disa karakteristika të avancuara të cilat do të përfshijnë ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonale prej 5.2 inç në full HD dhe rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve, si dhe procesorin quad core Qualcomm Snapdragon 800 me 2.3GHz.


Karakteristikat tjera të LG G2 do të përfshijnë edhe 2GB RAM, Adreno 320 GPU, kamerën e pasme me 13 mega-piksel dhe Android 4.2.2 Jelly Bean. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

Teknologji
Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Teknologji
iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë

iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë

Teknologji
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Teknologji
Kalo në kategori