LAJMI I FUNDIT:

LG me një model të ri në Windows Phone 8.1

LG me një model të ri në Windows Phone 8.1

Një model i ri i telefonit “smart” nga LG do të vijë në sistemin operativ Microsoft, përkatësisht në versionin Windows Phone 8.1.

Lajmi ishte bërë i ditur nga vetë Microsoft, në kohën kur kompania amerikane e kishte bërë listën e partnerëve të cilët do të prodhojnë pajisje mobile të cilat do të bazohen në sistemin e saj operativ.

Platforma e re mobile e Microsoft synon që ta ngushtojë hapësirën mes Windows Phone dhe sistemit operativ të dedikuar për desktop, Windows, i cili për një kohë të gjatë tashmë është platforma kryesore në botë për kompjuterët personal.

Rezultati i këtij integrimi do të ishte përvoja e unifikuar të cilën e merr përdoruesi, në pajisje të ndryshme, pa asnjë pengesë.


Megjithatë, pritjet janë që LG ta bazojë vetëm një model të telefonit të saj në sistemin operativ të Microsoft, pasi që pjesa më e madhe e telefonave të saj bazohen në Android, dhe me këtë strategji kompania jugkoreane ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm deri më tani. /Telefoni/
.