LAJMI I FUNDIT:

LG me ekrane të lakueshme dhe të pathyeshme, gjatë vitit!

LG me ekrane të lakueshme dhe të pathyeshme, gjatë vitit!

LG është rrugës për tu bërë prodhuesi i parë i cili do të bëjë prodhimin në masë të ekraneve fleksibile dhe të pathyeshme, të cilat do t’i kushtohen pajisjeve mobile.

Në një deklaratë për Korea Times, kompania konfirmoi se ka përfunduar zhvillimin e ekraneve të saj fleksibile dhe se ka planifikuar të fillojë prodhimin e tyre në masë në tremujorin e katërt.

LG është në kërkim për të krijuar një përparësi krahasuese mbi konkurrencën dhe për këtë ka në plan lansimin e një telefoni të mençur mobil me një ekran fleksibil më vonë gjatë këtij viti.

Samsung është gjithashtu duke përgatitur zhvillimin e ekraneve të pathyeshme dhe të lakueshme, megjithatë pajisja e parë e kompanisë e koreane nuk pritet të mbërrijë deri në gjysmën e dytë të vitit 2014. / Telegrafi /