LAJMI I FUNDIT:

LG G3 Prime vjen gjatë muajit

LG G3 Prime vjen gjatë muajit

Javën e kaluar, në internet ka rrjedhur versioni i ri i telefonit të LG, përkatësisht modeli LG G3 Prime, i cili është vënë në dispozicion për para-porosi në Korenë e Jugut, ndërsa tani sipas disa burimeve të reja të informacionit thuhet se modeli i ri i telefonit të LG mund të prezantohet zyrtarisht gjatë këtij muaji.

Ky lajm përputhet me pretendimet e mëhershme për LG G3 Prime, i cili tashmë e ka marrë certifikimin për Bluetooth, dhe pajisja do të sjell një spektër të ri të karakteristikave të reja, që dallojnë nga ato të G3.

LG G3 Prime thuhet se do të vijë me disa karakteristika të avancuara sikurse ekrani quad HD me rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve.

Procesori i pajisjes pritet të jetë Snapdragon 805, që është procesor quad core me 2.5GHz, dhe 3GB RAM.


Karakteristikat tjera të telefonit përfshijnë edhe grafikat Adreno 420 GPU për grafika të përmirësuara, si dhe kamerat e ngjashme me ato të G3: kamerën e përparme me 2.1MP dhe atë të pasmen me 13MP që mund të incizojë video në 4K.

Versioni korean i LG G3 Prime pritet të sjell edhe rrjetin LTE-A, që jep shpejtësi të rrjetit deri në 225Mbps. / Telegrafi /