[tag_tagmanagerringier]a LG G Flex së shpejti edhe në Evropë - Telegrafi - Telegrafi LG G Flex së shpejti edhe në Evropë - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

LG G Flex së shpejti edhe në Evropë

LG G Flex së shpejti edhe në Evropë

Modeli më i ri i telefonit të LG-së me ekranin e lakuar, G Flex këtë muaj do të lansohet në Korenë e Jugut, mirëpo me sa duket LG ka në plan që këtë telefon unik ta ofrojë edhe në shtetet tjera të botës.

Në anën tjetër, Samsung së fundmi e ka lansuar modelin e saj të telefonit të lakuar – Galaxy Round në Korenë e Jugut, dhe për dallim nga LG, Samsung këtë model të telefonit do ta shesë vetëm në këtë shtet.

Në konferencën e djeshme për media, LG ka thënë se LG G Flex do të zbarkojë në Korenë e Jugut më 12 nëntor, ndërsa gjithashtu ka thënë se telefoni i njëjtë do të paraqitet edhe në Kinë, SHBA dhe Evropë, por pa e specifikuar datën e lansimit zyrtar.

LG G Flex do të vijë me procesorin quad core 2.26GHz Qualcomm Snapdragon 800, bashkë me Adreno 330 GPU dhe 2GB RAM.
Për më shumë, telefoni i mençur i LG-së me vete sjell edhe 32GB memorie të brendshme, si dhe baterinë me 3,500 mAh, e cila është poashtu e lakuar, siç ishte paralajmëruar më herët.


LG G Flex sjell edhe dy kamera, atë të përparmen me 2.1 mega-piksel si dhe kamerën e pasme me 13 mega-piksel për foto dhe video cilësore.

Karakteristikat tjera të LG G Flex përfshijnë edhe Android 4.2.2 Jelly Bean, lidhjet për rrjetet LTE-A, Bluetooth 4.0, USB 3.0, NFC dhe 802.11 a/b/g/n/ac WiFi, ndërsa pajisja nuk do të ketë asnjë buton në pjesën e përparme të saj.

LG ka thënë gjithashtu se G Flex vjen me teknologjinë ‘e vetë-shërimit ‘, i cili është një film i veçantë mbrojtës në pjesën e prapme të pajisjes, e cila duket se do të heqë çdo gërvishtje në pjesën e prapme të mbështjellësit të pajisjes së avancuar mobile. / Telegrafi /