LAJMI I FUNDIT:

LG bën gati G Arch dhe G Health

LG bën gati G Arch dhe G Health

Pajisjet e mençura, e sidomos ato që barten në trup janë duke u bërë shumë të famshme. Shumë prej prodhuesve tashmë i kanë prezantuar disa modele të këtyre pajisjeve, duke përfshirë edhe emrat e mëdhenj të industrisë sikurse Samsung, Sony dhe Pebble.

Mirëpo, në ndërkohë disa prodhues të tjerë pritet të lëshojnë pajisje të ngjashme, madje deri më tani është thënë se edhe Apple do të jetë në mesin e prodhuesve që do ta ketë orën e saj të mençur.

Përveç Apple, sipas një raporti të ri të mediave koreane thuhet se do të jetë edhe LG, kompania e cila do ta prezantojë orën e saj të mençur, të cilën thuhet se do ta quajë G Arch.

Për më shumë, në raport thuhet se LG do të prodhojë edhe një pajisje tjetër të dorës për përcjelljen e fitnesit dhe shëndetit të përdoruesit të cilën do ta prezantojë në treg me emrin G Health.


Edhe pse ende nuk dihet nëse LG do ta prodhojë orën Arch apo mbështjellësin e dorës G Health, besohet se në rast se kjo gjë ndodhë atëherë pajisjet do të prezantohen në Kongresin Botëror Mobil, ngjarjen më të madhe të industrisë e cila do të mbahet në Barcelonë, prej 24-27 shkurt.

Në raport nuk është thënë asgjë për koston e mundshme të pajisjeve të reja të LG-së, karakteristikat e mundshme apo sistemin operativ në të cilin ato do të bazohen, edhe pse besohet se LG do ti mbështesë ato në platformën e Google, Android. / Telegrafi /