LAJMI I FUNDIT:

Lewandowski: Do të kthehem në Bayern Munich për lamtumirën e duhur

Lewandowski: Do të kthehem në Bayern Munich për lamtumirën e duhur

Sulmuesi Robert Lewandowski ka thënë se do të kthehet te Bayern Munichu për një lamtumirë të duhur pasi kalimi i tij te Barcelona u njoftua të shtunën pasdite.

Lewandowski bëri seancën e tij të fundit stërvitore me Bayernin të shtunën në mëngjes dhe foli me bashkëlojtarët e tij për largimin e tij në Barcelonë.

Megjithatë, sulmuesi polak ka folur tashmë për largimin e tij dhe pret një lamtumirë të duhur me të gjithë ekipin.


Te Bayerni, të gjithë i japin lamtumirën Lewandowskit
Lexo po ashtu Te Bayerni, të gjithë i japin lamtumirën Lewandowskit

“Kanë qenë tetë vite të mrekullueshme në Mynih, që nuk do t’i harroj kurrë, një epokë fantastike”, ka thënë fillimisht Lewandowski.

“Do të kthehem për t’i thënë lamtumirë të gjithë stafit pas turneut me Barçën”.

Të gjitha detajet e transferimit të Lewandowskit te Barcelona
Lexo po ashtu Të gjitha detajet e transferimit të Lewandowskit te Barcelona

“Unë u thashë lamtumirë bashkëlojtarëve të mi sot në fushë. Nuk isha i shqetësuar se mos lëndohesha, këto janë gjëra që mund të të ndodhin edhe në shtëpi”, përfundoi polaku.

Ndryshe, polaku pritet t’i kushtojë Barcelonës 45 milionë euro plus pesë milionë bonuse. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

La Liga
Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori