Lëvizja Besa: Sot Xhaferi në Tetovë zbuloi se BDI për 20 vite vetëm ka rrënuar

Lëvizja Besa ka reaguar në lidhje me vizitën e sotme të kryeministrit teknik Talat Xhaferi në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë, ku nga afër pa se si punojnë të punësuarit.
Nga Lëvizja Besa thonë se sot Xhaferi nxori në pah se BDI gjatë 20 viteve nuk ka punuar asgjë, por vetëm ka rrënuar.
“Se është teknik dhe pa kompetent, tregon vet. I pa punë, shëtitet dhe sorollatet nëpër vendbanime shqiptare kinse si “kryeministër”. Talati fillimisht duhet të qortojë veten e tij, partinë e tij dhe gjithë ato funksionar që ka pasur BDI gjatë këtyre 22 viteve. Duhet t’i qortojë se pse për gjithë këto vite nuk ka siguruar hapësira të nevojshme për administratorët shqiptarë. Se pse partia e tij ka krijuar rëmujë nëpër sektoret e MPB-së gjithandej vendit. Ku ishte Talati më herët të vinte të vizitonte sesi shkon procedura për nxjerrjen e dokumenteve personale, e jo të bënte show politik duke qortuar administratorët. Talat, a linde sot që t’u kujtua e të vish ta vizitosh SPB?”.
“Talat, ju jeni turpi i botës që e keni sjellur në këtë gjendje administratën shtetërore. Në një hapësirë 20 m2, ju keni vendosur mbi 10 persona në zyrë, dhe tani kur administratorët u’a përplasin të vërtetën në fytyrën tuaj, ju në mungesë të argumenteve bërtisni dhe skuqeni. Fatkeqësisht nuk po skuqeni prej turpit dhe gënjeshtrave. Talat, nuk je udhëheqës sektori të merresh kush është në punë e kush jo, por je kryeministër teknik, pra kryeministër që nuk guxon të bëj asnjë punë. Skenat e tilla vijnë si mungesë e projekteve kapitale, pasi po dështoni gjithandej vini dhe qortoni administratorët”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Osmani ngushëllon Thaçin për humbjen e babait: Kontributi dhe dashuria e Haxhi Thaçit për atdheun, do të mbeten kujtim dhe krenari

Kurti uron Kryepeshkopin Pelushi: Suksese në misionin e ri për paqe dhe bashkëpunim ndërfetar

Dialogu Kosovë-Serbi, emisari i BE-së sot në Kosovë – takohet me udhëheqësit e shtetit

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Ulje e temperaturave këtë javë - rikthehen reshjet e borës

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore