LAJMI I FUNDIT:

Leonardo: Mund ta fitojmë Scudetton

Leonardo: Mund ta fitojmë Scudetton

Milani po kthehet dalëngadalë në formën më të mirë, tashmë ka zënë pozitën e tretë në tabelë me shtatë pikë më pak se lideri Inter, ndërsa trajneri Leonardo thotë se Rossonerët kanë mundësi për ta fituar Scudetton.

“Scudetto? Është një fjalë që ka qenë gjithmonë në fjalorin tonë, të shohim nëse do të mund ta fitojmë këtë sezon”.

“Jemi të penduar për humbjet që kemi pësuar në fillim, por ne kemi respekt dhe duhet të vazhdojmë të rritemi”, ka thënë Leonardo për Tuttosport. /Telegrafi/