LAJMI I FUNDIT:

Leonardo: Do ta përkrah Chelsean

Leonardo: Do ta përkrah Chelsean

Trajneri i Milanit, Leonardo, thotë se ai do ta mbështesë Chelsean në takimin e sotëm kundër Interit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Leonardo thotë se raporti i tij me Carlo Ancelottin do të thotë se ai do të jetë tifoz i bluve për derbin e sotëm.

“Jam shumë i lidhur me Ancelottin. Kam qenë një prej ”partnerëve të tij në krim’ për një kohë të gjatë. E përkrah Carlon, por asgjë më shumë”.

“Nëse ndonjë ekip italian do të kalojë më tej, do të ishim të gjithë të lumtur. Por mund të jetë Fiorentina, së bashku me ne… Nuk ka diçka të veçantë kundër Interit. Nuk është kundër”, ka thënë Leonardo./Telegrafi/