LAJMI I FUNDIT:

Lenovo prezanton modelin e avancuar Vibe Z

Lenovo prezanton modelin e avancuar Vibe Z

Lenovo e ka paralajmëruar modelin e saj të ri të telefonit i cili bazohet në sistemin operativ të Google, Android 4.2.2. Jelly Bean dhe mbështetet në procesorin quad core 2.2GHz Qualcomm Snapdragon 800.

Vibe Z është modeli i ri i telefonit të Lenovo’së me ekranin e ndjeshëm në prekje prej 5.5 inç në formatin full HD, dhe rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve, ndërsa pajisja përmban edhe Adreno 330 GPU dhe 2GB RAM.

Karakteristikat tjera të Lenovo Vibe Z përfshijnë edhe kamerën e pasme me 13 mega-piksel me ndriçuesin LED, si dhe kamerën e përparme me 5 mega-piksel e cila shërben për video thirrje.

Lenovo ka thënë se modeli i saj i ri i telefonit do të pajiset me Android 4.4 KitKat në të ardhmen, mirëpo ajo që nuk dihet ende është çmimi i Vibe Z. / Telegrafi /


Në trend Teknologji

Më shumë
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

Teknologji
Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Teknologji
iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë

iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë

Teknologji
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Teknologji
Kalo në kategori