LAJMI I FUNDIT:

Lenovo me telefon më të shpejtë se Galaxy S4 dhe HTC One

Lenovo me telefon më të shpejtë se Galaxy S4 dhe HTC One

Lenovo është duke synuar tregun e telefonave të mençur të cilët hyjnë në kategorinë e modeleve më të avancuara në treg.

Dhe këtë, prodhuesi i madh kinez është duke u munduar ta bëjë përmes procesorit të fuqishëm të telefonit Snapdragon 800, i cili është edhe më i fuqishëm sesa procesori Snapdragon 600, i cili gjendet në modelet më të famshme të rivalëve, Samsung Galaxy S4 dhe HTC One.

Modeli i ri i telefonit të Lenovo’s thuhet se do të jetë modeli Lenovo K6 apo Lenovo X910, dhe madje ky telefon është vërejtur nga disa forume kineze, të cilat kanë publikuar disa fotografi me të cilat aludojnë se janë të K6.

Përpos procesorit shumë të fuqishëm, Lenovo K6 pritet të ketë edhe ekranin e madh me diagonale prej 5 inç, me rezolucion prej 1080 x 1920-pikselëve dhe grafikën e Adreno 330. Publikuesit e lajmit gjithashtu kanë thënë se telefoni do të jetë i lehtë dhe i hollë dhe të jep ndjesi shumë të mirë kur mbahet në dorë. / Telegrafi /


Në trend Teknologji

Më shumë
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

Teknologji
Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Teknologji
iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë

iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë

Teknologji
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Teknologji
Kalo në kategori