LAJMI I FUNDIT:

Lëndohet Wayne Rooney?

Lëndohet Wayne Rooney?

Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, është ankuar në lëndim të gjurit, shkruajnë mediat angleze.

Menaxheri i United, Sir Alex Ferguson, po ashtu ka konfirmuar lëndimin pas fitores së djeshme në finalen e Kupës Carling, në të cilën Rooney shënoi golin e fitores.

“Ai ka luajtur me gju të ënjtur për disa javë dhe po ashtu luajti edhe sonte. Mjekët janë duke e vlerësuar. Nuk e di se çfarë do të bëjmë; nuk e di se çfarë do të bëjë Anglia”, ka thënë Ferguson, pasi siguroi trofeun e 23-të si menaxher i United.

Megjithatë pavarësisht ankesave, Rooney do t’i bashkohet pjesës tjetër të kombëtares para takimit miqësor të së mërkurës./Telegrafi/