LAJMI I FUNDIT:

Lëndohen dy gazetarë në protestë

Lëndohen dy gazetarë në protestë

E plotësuar- Janë lënduar Saranda Rama gazetare në KTV si dhe Arton Mulliqi gazetar në RTV 21. Ata janë lënduar nga pjestarët e Policisë së Kosovës në tentim për të mos lënë punëtorët e PTK-së të hyjnë në ndërtesën e Kuvendit. Gazetarët janë transportuar dhe po trajtohen në QKUK.

Punëtorët e Postë Telekomit (PTK) të Kosovës të organizuar nga Sindikata e tyre janë duke tentuar për të hyrë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, për të kundërshtuar shitjen e PTK-së pas votimit të buxhetit nga deputetët pak çaste më parë.

Ndërtesën e Kuvendit është duke e siguruar Njësia Speciale e Policisë së Kosovës. Sipas njoftimeve tek ndërtesa e Kuvendit ka arrestime si dhe përleshje ndërmjet Policisë dhe punëtorëve të PTK-së. /Telegrafi/