LAJMI I FUNDIT:

Lëndimi i Van Persiet është serioz

Lëndimi i Van Persiet është serioz

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka pranuar se lëndimi i Robin van Persie, gjatë ndeshjes ndërmjet Italisë dhe Holandës, është serioz.

Van Persie u largua herët nga loja pasi pësoi një lëndim pas një ndërhyrjeje të Giorgio Chiellinit dhe u zëvendësua nga sulmuesi i Milanit, Klaas-Jan Huntelaar.

Wenger i ka thënë tabloidit The Sun se lëndimi i 26-vjeçarit është mjaft serioz, edhe pse nuk duket ashtu në xhirime, kështu që ai mund të mungojë në gjashtë javët e ardhshme. /Telegrafi/